Abdixhiku: Haradinaj ofendoi Kosovën

Aktuale March 14, 2018 - 11:38
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas replikave mes kryeministrit Haradinaj dhe bashkpartiakut të tij Arben Gashit për krijimin e ushtrisë, tha se gjuha e përdorur e kryeministrit ndaj LDK-së është ofendim për tërë Kosovën raporton “Zëri.info”.

“Fatkeqësisht kryeministri nuk është këtu por është i qartë obsesioni i tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Është i trishtueshëm ofendimi që kryeministri i bënë LDK-së. Por ne nuk ofendohemi prej një gjuhe që mund ta thotë secili, ne mundemi vetëm me argumente e me punë më të mëdha sesa punët tona”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se kryeministri dhe askush tjetër nuk mund ta ofendoj LDK-në por me këtë gjuhë po e ofendon tërë Kosovën/ZERI