Aktuale

Ismaili: Kam ndërmarrë të gjithë hapat për zbardhjen e rastit të vdekjeve në QKUK

Ismaili: Kam ndërmarrë të gjithë hapat për zbardhjen e rastit të vdekjeve në QKUK
14 mars 2018 • 11 : 29

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka sqaruar në Kuvendin e Kosovës edhe njëherë çështjen e rastit të vdekjeve në QKUK.

Ai ka thënë se ka ngritur këtë rast në instancat më të larta. “Unë kam reaguar me të gjithë kapacitet e mia për këtë çështje edhe pse ka qenë vetëm tri ditë pasi kam marrë detyrën.

I kam dorëzuar të gjitha raportet për t’iu dhënë material sa më të kompletuar gjitha institucioneve përkatëse për këtë çështje”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tej, ministri Ismaili ka thënë se një nga temat unifikuese në parlament duhet të jetë pikërisht shëndetësia, e jo ajo të përdoret vetëm kur duhet të goditet politikisht ndonjë ish ministër apo ndonjë ministër.

“Shëndetësia duhet të jetë temë unifikuese në këtë parlament, jo të përdoret për qëllime politike sipas nevojave. Sot qytetarët e Kosovës jetojnë 10 vjet më pak se qytetarët e tjerë në Evropë.

Sot paguajmë më shumë se secili qytetarë në rajon për shërbime shëndetësore”, ka shpjeguar Ismaili.

Më tej, ai ka përmendur ndryshimet që janë bërë në shëndetësi, si shërbimet 24 orëshe në kardiologji invasive dhe Onkologji, ku kanceri dhe stentimi trajtohen 24 orë në shtatë ditë të javë.
 

© zëri.info