Veseli: Po vërehet tendencë manipulimi

Aktuale March 14, 2018 - 10:33
Lexo detajet

Ka filluar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës me c’rast në rend ditën janë votimi i propozim-vendimeve të Qeverisë për Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast ende pa filluar votimi kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë që për 2 minuta do të presin edhe përforcimet nga grupet parlamentare.

“Edhe 2 minuta presim përforcimet e grupeve parlamentare, më shumë nuk presim askënd”, tha Veseli.

Po ashtu ai akuzoi deputetët për tendencë manipulimi.

“Po vërehet tendenca e manipulimit shumë të madh, vetëm se në këtë formë nëse do ishte e kundërta opozita do të thoshin kemi votuar njëherë”, tha Veseli duke iu drejtuar opozitës./ZERI