Molliqaj tregon nëse Aida do të kalojë në PDK

Aktuale March 13, 2018 - 20:05
Ja çfarë thotë Dardan Molliqaj

Sot në media u raportuar për një takim të dy nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërgutit.

Por, Kuvendi përmes një njoftimi sqaroi takimin e dyshes, duke thënë se kanë pirë kafe derisa po prisnin të aplikojnë për vizë britanike.

Madje, në media u përfol se Aida Dërguti e cila javë më parë ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosja do të kaloj në PDK. Mirëpo, këtë e ka demantuar deputeti i Kuvendit, Dardan Molliqaj. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Aida nuk do të kalonte kurrë në PDK. Sipas tij, ajo ka luftuar gjithmonë kundër krimit dhe korrupsionit, prandaj një gjë e tillë do të ishte e pamundur.

LEXO EDHE: Kuvendi tregon pse u takuan Haliti e Dërguti

Postimi i plotë i Molliqajt: 

Aida Dërguti që jetën ia kushtoi çlirimit dhe zhvillimit të vendit tonë, prej angazhimit në UÇK e deri sot, vazhdon të jetë një prej njerëzve që nuk do të ndalen në përpjekjen kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

E ata që i kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së kurse sot i akuzojnë shoqet e shokët e tyre më të mirë për tradhëti, nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa që po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre.

Por e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja. Definitivisht ajo nuk do të jetë Aida.