Gjykata Speciale e akrediton avokatin Arianit Koci

Aktuale March 13, 2018 - 18:15
A do të vijnë shpejt aktakuzat e para?

Në nëntor të vitit të kaluar Dhomat e Specializuara ose Gjykata Speciale kishte shpallur ftesën për avokatët që do të mbrojnë të akuzuarit potencialë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të aplikojnë për akreditim pranë këtij institucioni. Gazeta Express merr vesh se avokatëve kanë filluar t’u vijnë përgjigjet nga Haga. Avokati kosovar Arianit Koci tashmë ka marrë përgjigje pozitive nga Haga.

Gazeta Express merr vesh se Avokati Arianit Koci tashmë ndodhet në listën e avokatëve që Haga ka  akredituar për të mbrojtur të akuzuarit potencialë që do të gjykohen në këtë institucion për krimet e supozuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Dhomat e Specializuara kishin njoftuar në nëntor të vitit të kaluar të gjithë avokatët e interesuar për akreditim pranë këtij institucioni

Gjykata Speciale kishte publikuar thirrjen për paraqitje të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, të dyshuarve dhe viktimave. 

Thirrja për akreditim të mbrojtësve të të akuzuarve apo dyshuarve tjerë ka ndodhur ndërkohë që ende nuk janë bërë publik emrat e personave që do të ballafaqohen me drejtësinë e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në ndërkohë, gjatë janarit,  ishte bërë publik edhe largimi i Kryeprokurorit David Schwendiman nga pozita, derisa BE është në kërkim të një kryeprokurori të ri që do të ngrit aktakuzat.