“Kushtet e Listës Serbe për ta votuar Demarkacionin janë financiare, jo politike”

Aktuale March 13, 2018 - 18:02
Këto janë kushtet e Listës Serbe për Demarkacionin

Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë disa kushte për të votuar pro ratifikimit të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi

Rashiq në një intervistë në RTK, ka thënë se deputetët e Listës Serbe kanë disa kushte për ta votuar ratifikimin e demarkacionit. Sipas tij këto kushte do të jenë kushte të tyre financiare dhe personale.

“Do të ketë kushte por do të ketë kushte financiare dhe jo aso politike”, ka thënë Rashiq në RTK.

 Ai më tej ka thënë se me izolimin e Kosovës po humbin edhe qytetarët serb që jetojnë në Kosovë. Thotë se të dëshironte që të gjithë qytetarët të paktën ta shijonin jetën e qetë në vendet Evropiane.“Nga liberalizimi do të përfitojnë të gjithë sepse edhe serbet e Kosovës janë të izoluar, sepse ne jemi të izoluar nga Serbia, BE-ja dhe të gjithë. Unë do të doja që qytetarët të jetojnë të paktën vetëm tri ditë në mënyrë që ta shohin dhe ta përjetojnë atë qetësi, ku njerëzit nuk i bien borisë pa arsye dhe nuk bërtasin askush, ndërsa ne nuk e kemi një qetësi të tillë”, ka thënë Rashiq.