Aktuale

Pyetjes së Haradinajt se 'Ku po ju dhemb', i përgjigjet deputeti i LDK-së

Pyetjes së Haradinajt se 'Ku po ju dhemb', i përgjigjet deputeti i LDK-së
13 mars 2018 • 17 : 21

Pyetjes së shpesh së kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinajt, drejtuar deputetëve të opozitës veçanërisht deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës i është përgjigjur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Haradinaj ditë më parë në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës kishte pyetur për arsyen përse LDK po kundërshtonte marrëveshjen e demarkacionit.

“Ku po ju dhembë, marre duhet me ju ardh. Marre, jeni kundër raportit, që ky raport po ju pengon, ku po ju dhemb” ju ishte drejtuar Haradinajt në njërën nga seancat e kuvendit.

Por pas disa ditëve Avdyli i është përgjigjur pyetjes së kryeministrit. Ka thënë se Kosova po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij, sipas tij largimi i tij nga kreu i qeverisjes do t’i ndalte dhimbjet.

“Meqenëse fjalia më e përdorur e R.H është ‘ku po ju dhemb’, unë i them që është Kosova që po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij. Prandaj largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje. Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, shërbyesve civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqve ndërkombëtar, por edhe buxheti shtetit shpëton nga shpenzimet për trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook. 

© zëri.info