Kuvendi tregon pse u takuan Haliti e Dërguti

Aktuale March 13, 2018 - 16:12
Kjo është arsyeja

Kuvendi i Kosovës nëpërmes një komunikate për media ka treguar për cka janë takuar deputetja Aida Dërgut dhe Xhavit Haliti, dje gjatë ditës në një lokal në Prishtinë.

Sipas këtij njoftimi, Haliti dhe Dërguti, dje janë kanë aplikuar për vizë në TLScontact center (Qendra për Aplikim të vizave për Britani të Madhe), “e cila gjenden në Hotel “Sirius”, ku edhe është bërë fotografia, gjatë kohës kur të dy nënkryetarët kanë qenë duke pritur për të aplikuar për vizë”.

“Nënkryetarët Haliti dhe Dërguti janë anëtarë të përhershëm të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

“Në kuadër të komisioneve të APKIE-së, është edhe takimi i Komisionit për Migrim, Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur, cili do të mbahet në Londër më 26 mars 2018. Në këtë takim, do të marrin pjesë edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti”, thuhet në njoftimin e kuvendit.