Liburn Aliu flet për dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Aktuale March 13, 2018 - 10:18
Ja çfarë thotë Liburn Aliu për Shpend Ahmetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu , ka folur rreth zhvillimeve të fundit në këtë parti, ku ka thënë se Shpend Ahmeti me dorëheqjen e tij, nga Vetëvendosja, ka thyer besimin e të gjithëve, edhe të qytetarëve të Prishtinës në përgjithësi

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Liburn Aliu, shprehet se në Vetëvendosje nuk ka ndarje, por se vetëm disa figura të partisë kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Ai ka folur edhe për zhvillimet rreth demarkacionit, duke thënë se Vetëvendosja do të shikojë mundësinë e parandalimit të votimit të asaj marrëveshjeje.

Liburn Aliu  gjithashtu ka folur edhe për rastin e Astrit Deharit, që sipas tij, ka njerëz në Kosovë që dëshirojnë që ky hetim për këtë rast të mos ndodh kurrë.

"Deri tani të dorëhequrit janë larguar vetëm nga pozitat e tyre që mbartnin brenda Organizatës, ata, edhe sipas deklarimeve të tyre, vazhdojnë të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që nënkupton edhe qëndrime të njëjta sa i përket qëndrimeve politike dhe marrëveshjeve të dëmshme si Demarkacioni"

"Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje e ka shqyrtuar dhe pranuar dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit, por më duhet ta them se jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i tij i padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes. Ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin. Sa i përket Lëvizjes, kuvendi i takon, sipas Statutit, organit tonë më lart vendimmarrës, Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështjen në mbledhjen e radhës. Deri atëherë, meqenëse Shpend Ahmeti është në qeverisje në Prishtinë për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje,mendoj se është normale që drejtorët nga radhët e Lëvizjes, të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunë të Prishtinës".