Kuvendi sot mbanë seancë

Aktuale March 13, 2018 - 07:55
Këto janë pikat e rendit të ditës

Sot do të mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018.

Këto janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare:

Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar,

Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,

Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.