Mitchell: Demarkacioni kusht për liberalizmin e vizave

Aktuale March 12, 2018 - 12:58
Porosia e qartë e Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, pas arritjes së tij në Kosovë ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve për rrugën e Kosovës drejt Evropës, me c'rast tha se Demarkacioni me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave raporton "Zeri.info".

Mitchell dhe Thaçi në një konferencë të përbashkët pas takimit të tyre ri-përsëritën qëndrimet e dy shteteve duke theksuar vazhdimisht miqësinë mes  Kosovës dhe SHBA-ve, raporton "Zeri.info".

Image

Më këtë rast Wess Mitchell tha se shteti i tij e mbështet Kosovën në të gjitha proceset.

"Ishte shumë me rendësi që ta filloj takimin në Kosovë. SHBA dhe Kosova kanë marrëdhënie të mirë dhe të thellë. Po ashtu SHBA janë për një Kosovë demokratike dhe do e mbështesim atë në rrugën e saj atlantike", tha Mitchell, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Sigurohen votat për Demarkacionin, ja kur pritet të mbahet seanca

Po ashtu edhe Mitchell ritheksoi se Demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave.

Gjatë fjalimit të tij ai tha edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin ushtrinë e Kosovës dhe këtë do ta përsërisë edhe në Beograd.

Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke e falënderuar Wess Mitchell për vizitën e tij të parë në Kosovë, e quajti takimin e tij me të miqësor dhe konstruktiv raporton tutje "Zeri.info".

" E informova Mitchell se shteti i Kosovës është duke punuar që të konsolidoj shtetin e Kosovës, SHBA mbesin mike e Kosovës", theksoi Thaci.

Po ashtu Thacci tha se shumë shpejt do të përmbyllet edhe çështja e Demarkacionit dhe sipas tij për këtë gjë e ka informuar edhe Mitchell.

“E informova atë për angazhimin e të gjitha institucioneve që të përmbyllet sa më shpejt çështja e demarkacionit. Shpresoj që partnerët e koalicionit janë duke biseduar me Listën Serbe sepse askush nuk ka më arsye ta vonoj këtë proces", tha presidenti.

Po ashtu Thaçi bëri të ditur që temë diskutimi ishte edhe krijim i ushtrisë si dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas kësaj konference, Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj me të cilin do të zhvilloj po ashtu një takim të mbyllur për media./ZERI

Image