Mitchell mbërrin në Kosovë

Aktuale March 12, 2018 - 12:00
Ja kush e priti Wess Mitchellin në Aeroport

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, ka mbërritur në Kosovë, me c'rast është pritur nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe me përfaqësues tjerë politikë raporton "Zeri.info".

Mitchell është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga presidenti Hashim Thaçi si dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Mitchell dhe Thaçi do të zhvillojnë tani një takim, pas të cilit do të dalin me një konferencë të përbashkët për media, raporton “Zeri.info”.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Mitchell do të takohet edhe me udhëheqësit e tjerë të vendit me c'rast ai do të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe që të tejkalojë sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor./Zeri

Image

Image

Image

Image