E pranon ministri Bytyqi: Në arsim ka ndërhyrje politike

Aktuale March 12, 2018 - 10:48
Ai pranon një të vërtetë të madhe edhe për emërimin e tij në krye të MASHT-it

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, e ka pranuar se në arsim ka ndërhyrje politike duke përmendur kështu edhe emërimin e tij si ministër, raporton “Zeri.info”.

"Vërejtjet se arsimi është i politizuar janë shumë me vend pasi që qysh në fillim sistemi i arsimit është formuar ashtu. Edhe un vet jam ministër i vendosur politikisht me ligj", ka thënë Bytyqi, raporton "Zeri.info".

Ai ka thënë që ky raport i prezantuar nuk është hartuar në kohën kur ai është ministër mirëpo kërkon zbatim të tij.

LEXO EDHE: Apostolova: Ndërhyrjet politike në arsim, shkak i rezultateve të dobëta

“Ky raport nuk i takon periudhës së Qeverisë sime. Unë jam ministër i arsimit në kohën kur politika nuk e ka prioritet arsimin por tema tjera sipas tyre shumë më të rëndësishme”, ka thënë ./ZERI/