Detaje të reja rreth njohjes së patentë shoferit kosovarë në vendet e BE-së

Aktuale March 11, 2018 - 20:32
Detaje të reja

Ditë më parë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dha lajmin e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, se kanë lëshuar dizajnin e ri të patentë-shoferëve të Republikës me qëllim që t’i plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare, me këtë rast t’iu njihet i njëjti për transit edhe në vendet e Evropës.

Ky njoftim ka bërë që kohëve të fundit  te shumë qytetarë të ngjallë  interesime tejet të shumta.

Lidhur me këtë, “Indeksonline” ka kontaktuar Shefin e Kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës, Armend Zenaj për të mësuar disa të reja për këtë çështje.

Zenaj ka theksuar se për t’u njohur patentë-shoferi transit në Evropë duhet të arrihet marrëveshja bilaterale mes shteteve veç e veç si dhe të bëhet anëtarësimi në Organizata të Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, kjo do të mundësonte  monitorimin e dokumentave, qoftë të lëvizjes si dhe ato  të patentë shoferit.

“Atëherë mundësia e mirë është marrëveshja bilaterale me shtetet veç e veç edhe forma e rregullimit është njëjtë ashtu siç ka thënë Ministri i MPB-së për lëvizje transit që me u njoftë patent shoferi i Republikës së Kosovës d.m.th me i zhvillu procedurat që edhe shtetasit që jetojnë nëpër vende të Evropës dhe kanë patent shofer të Kosovës  me përdorë të njëjtin”, është shprehur Zenaj.

Më tej, ai ka treguar  se a kanë nevojë  kosovarët që jetojnë në Evropë të paguajnë ndonjë taks për njohjen e këtij dokumenti identifikues.

“ Jo, nuk ka nevojë që të paguhet ndonjë taksë tek ne që t’iu njihet. Me të njëjtin patentë shoferë  të shtetit që jeton qytetari i Kosovës, por rregulla është e njëjtë sikur njohja e Universitetit dhe shkollës së mesme  prandaj duhet edhe tek patentë shoferi. Theksojmë se nëse shteti ku jeton qytetari i Kosovës e parasheh për qytetarët rezident  që janë në vendet tjera duhet të ketë rregull ligjore, e për këtë duhet me u marrë MPB-ja dhe MPJ-ja e vendit tonë. Përndryshe, Ministria e Infrastrukturës nuk ka ligj tani që për me u njoftë në vendet tjera”, ka thënë ai.

Sa i përket çështjes se a duhet të mbahet një provim shtes në vendin ku personi jeton.

Zenaj ka sqaruar edhe këtë situatë.

“ Mvaret krejt se qysh rregullohet me anën ligjore në atë shtet. Kosova si Ministri e Infrastrukturës e kemi diskutuar me Ministirin e vendit dhe shefave të ndryshëm të vendev në Evropë në shumë takime kemi shqyrtuar këtë mundësi për me njoftë patent shoferin e Kosovës  për shkak se njëfarë formesubstanciale  do të ishim paksa të diskriminuar”, thotë ai.

Në fund, zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës  ka theksuar se kjo çështje i takon dy dikastereve qeveritare. Sipas tij, MI-ja organizon vetëm trajnimin e licencës së patentit.

“Kjo kryesisht i takon MPB-së dhe MPJ-së , këto dy institucione  duke u bazu në punë më të rëndësishme, sepe Ministria e Infrastrukturës  e organizon vetëm licencimin, pra trajnimin e licencimit të vozitësve. Ne vazhdimisht kemi potencuar se Kosova duhet t’i plotësojë kushtet sikur të gjitha shtetet tjera”, ka përfunduar Zenaj.

Kujtojmë se i pari i MPB-së, Sefaj  ka paralajmëruar se në afat sa më të shkurtër do të arrihet marrëveshje reciproke për njohje apo ndërrim të patentëve të shoferit me shtetet e BE-së.