Aktuale

Pas vendimit të SBASHK-ut për grevën, ky është reagimi i Qeverisë

Pas vendimit të SBASHK-ut për grevën, ky është reagimi i Qeverisë
11 mars 2018 • 17 : 01

Nesër nuk do të mbahet mësim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është angazhur për të zgjidhur çështjen e pensioneve të mësimdhënësve të viteve të 90-ta.

Këshilltari politik i kryeministrit, Halil Matoshi, pas vendimit të SBASHK për grevën e nesërme ka thënë se Haradinaj është angazhur për të zgjidhur këtë çështje.

“Kryeministri Haradinaj është i angazhuar për ta zgjidhur çështjen e pensioneve të arsimtarëve të viteve ‘90 dhe kjo është në proces”, tha Matoshi për Express.

Sot, SBASHK-u ka njoftuar përmes një komunikate se po kërkojnë të arrihet plotësimi i kërkesave dhe që Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta të marrë dritën e gjelbër dhe të shkojë në Parlament.

LEXO EDHE: Nesër nuk ka mësim

Për këtë nesër nuk do të ketë mësim.

Ndërkohë, Ministria e Financave ka sqaruar se për këtë Ligj nuk ka para.

“Ministria e Financave  si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesit dhe dokumentatet tjera në fuqi”, thuhet në komunikatën e MF-së.

 

© zëri.info