Ministri Arsimit nuk e komenton grevën e SBASHK'ut, thotë se shkollat profesionale janë prioritet i ministrisë

Aktuale March 11, 2018 - 16:09

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka deklaruar sot se shkollat profesionale janë prioritet i tij dhe Qeverisë së Kosovës.

Këto komente i pari i MASHT-it i bëri në vizitën që i bëri shkollën profesionale "11 marsi" në Prizren, në nder të 57-vjetorit të themelimit të kësaj shkolle.

Bytyqi tha se Kosova ka nxënës të mrekullueshëm, por sipas tij ajo që duhet është një angazhim i mësimdhënësve t’iu ofrojnë dijen e nevojshme dhe shkathtësi të nevojshme. Ndërsa, shtoi se ata si udhëheqës të dikasterit të arsimit e kanë për obligim që të krijojnë kushte shkollave profesionale për mësimdhënësit.

Lëvdata për këtë shkollë në 57-vjetorin e themelimit pati edhe Jetmir Berisha nga Agjencioni për aftësim profesional.