Besa Baftiu ofendohet në rrjetet sociale pas dorëheqjes nga Vetëvendosje

Aktuale March 10, 2018 - 21:12

Lëvizja Vetëvendosje është e njohur për aktivitetin e anëtarëve të saj përmes rrjeteve sociale, kanal që ata e kanë përdorur me efikasitet të madh përgjatë viteve për të shpërndarë politikat dhe idetë e tyre.

Por, aktivistët e VV’së janë gjithashtu të njohur edhe për linçimet dhe ‘gozhdimet’ që ua bëjnë atyre që kanë mendim ndryshe pikërisht përmes rrjeteve sociale.

‘Tradhtare’, ‘shantazhiste’ e shumë terme tjera denigruese i kanë drejtuar komentuesit deputetes Besa Baftiu, pasi kjo dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.Image

Në postimin zyrtar në faqen e saj në Facebook, ku Baftiu ka lajmëruar largimin nga partia e Albin Kurtit, janë bërë me qindra komente shumica prej të cilave janë ofenduese dhe denigruese.Image

Baftiu ka qenë një prej shumë anëtareve të VV’së që ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, pas mospajtimeve të brendshme që prodhuan krizën që ndau në dysh këtë parti.

Komentuesit i kanë thënë Baftiut se ka tradhtuar votën e popullit, se ka tradhtuar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje.Image

Madje disa e pyesin se sa para e kanë paguar për ta tradhtuar Lëvizjen. E disa duke u shprehur të zhgënjyer me të, i kanë kërkuar që t’ia kthejnë votën.

I kanë kërkuar ta dorëzoj edhe mandatin e deputetes pasi sipas tyre e ka fituar në bazë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Baftiu ka dhënë sot dorëheqje nga partia.