Sela sërish zgjidhjet kryetar i ASH-së

Aktuale March 10, 2018 - 16:54

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela do të vazhdoj të drejtojë partinë edhe për një mandat të dytë.

Pasditen e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kongresin e saj të parë që nga themelimi si subjekt politik, në të cilën morën pjesë 607 delegatë.

“Ju faleminderit për besimin dhe për këtë përkrahje të madhe që natyrisht që unë por edhe të gjithë ne e kemi mëse të nevojshme. I falënderoj të gjithë delegatët nga të gjitha rajonet e Maqedonisë përfshirë këtu edhe diasporën të cilët janë dhe kanë qenë e kanë bërë atëherë kur ka qenë më e nevojshme për vendin, përfshirë këtu edhe në konfliktin e 2001”. u shpreh ai.

Sela tha se tryeza përbashkët me partitë tjera shqiptare është tashmë pjesë edhe e platformës së Aleancës për Shqiptarët, ku përmes kësaj tryeze do të arrijmë të ngrisim zërin dhe të paraqesim problemet tona e të arrijmë barabarësinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni.

Sela ishte i ashpër në kritika ndaj qeverisë aktuale duke thënë se kjo qeveri nuk ndryshon aspak nga qeveria e kaluar e VMRO-DPMNE-së.

Mes tjerash në këtë kongres u bë miratimi i platformës së partisë si dhe u zgjodhën anëtarët e rijnë të kryesisë qendrore.

Të pranishmëve iu drejtuan shumë figura të rëndësishme të kësaj partie në mesin e të cilëve edhe kryetari i Gositvarit, Arben Taravari.

Gjithashtu, Sela si i vetëm konditat ka marrë mbështetje nga të gjitha degët dhe forumet e tjera partiake.

Kujtojmë se në bazë të statutit partiak të kësaj partie, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë.