Sherifi: Nuk u bisedua për Demarkacionin, qeveria ende si ka votat

Aktuale March 09, 2018 - 11:51

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka treguar se në mbledhjen e kryesisë janë dakorduar që seancat që kanë mbetur në gjysmë të vazhdohen dhe të miratohen ligjet që kanë mbet në gjysmë, raporton “Zëri.info”.

"Është marrë vendim që seancat që kanë filluar e lënë në gjysmë të vazhdojnë edhe më tutje që një bumer i madh i ligjeve që kanë mbetur pa miratua, të miratohen", ka thënë ai.

Ai tha se nuk është biseduar asgjë për demarkacionin dhe tha se qeveria ende nuk ka arritur t'i sigurojë votat. /Zëri/