'Të gjithë punonjësve të sektorit të shëndetësisë në Kosovë do t’iu rritet paga'

Aktuale March 09, 2018 - 11:47
Kategorizimi i pagave për punonjësit shëndetësorë

Të gjithë punonjësve të sektorit të shëndetësisë në Kosovë do t’iu rritet paga. Kështu është zotuar sot ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ismaili në mbledhjen e rregullt të Qeverisë ka thënë se miratimi i koncept-dokumentit që u hartua sot në Qeveri do t’i hap rrugë ketogorizimit të pagave për profesionistët shëndetësorë.

“Unë do të punoj ngushtë me të gjithë akterët me rëndësi, për finalizimin e detajeve që shumë shpejt të vijmë deri te një zgjidhje, e cila është e pranueshme edhe për vetë personelin”, ka thënë Ismaili.

Tutje ai ka deklaruar se nuk do të ketë reforma në sektorin shëndetësor pa rritjen e pagave të atyre që punojnë 24 orë në 7 ditë të javës, që të jenë në gatishmëri të qytetarëve tanë në nevojë.