Imazh i rrallë nga fëmijëria e Ramush Haradinajt

Aktuale March 09, 2018 - 09:59

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk heziton asnjëherë që të flasë për jetën private.

Nëpër rrjetet sociale tashmë po qarkullon një imazh i kryeministrit nga fëmijëria.

Ai në këtë foto është me arsimtarin e tij Afrim Hamzaj dhe Milazim Mushkolajn.

Kjo foto është bërë në fshatin Irzniq në vitin 1982, kur kryeministri ishte në klasën e shtatë.

Haradinaj në momentin e realizimit të këtij imazhi ishte 14 vjeç. Kryeministri Haradinaj është njeri mjaft familjar.

Ai këtë e ka potencuar në intervista ekskluzive për Telegrafin, ku madje ka treguar ambientet e shtëpisë së tij.

Image