Hoxhaj: Zgjedhjet në PDK do të sjellin reformë të thellë

Aktuale March 09, 2018 - 08:26

Zeëvendeëskryetari i Partiseë Demokratike teë Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se peërmes zgjedhjeve teë brendshme kjo parti synon teë beëjeë reforma teë thella dhe ndryshime teë meëdha.

Neë këtë intervistë dhënë peër gazeteën “Epoka e re”, ai ka vlereësuar se, pas peërfundimit teë keëtij procesi zgjedhor, i cili do të zgjasë për disa muaj, PDK-ja do teë jetë forca më e rëndësishme e ndryshimit në vend.

Hoxhaj ka treguar se neë vjeshteë pritet të mbahet Konventa Zgjedhore e PDK-së, në të cilën do të zgjedhet edhe lideri i partisë.

Sipas tij, në këtë fazë ende nuk dihet nëse do të ketë një kandidat apo më shumë për të parin e PDK-së.

“PDK-ja është e hapur për pozitën e kryetarit, që do të thotë se mund të garojë kushdo që ia merr mendja se mund ta fitojë mbështetjen e anëtarësisë dhe të strukturave udhëheqëse të PDK-së. Edhe në të kaluarën PDK-ja ka qenë e hapur dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen. Tani është herët të flitet për kandidatura të mundshme meqë jemi në fillim të procesit zgjedhor. Aktualisht jemi duke u angazhuar që të bisedojmë me degët dhe nëndegët në mënyrë që të shohim se cilat janë ndryshimet që duhen bërë dhe çfarë pret elektorati prej PDK-së si një forcë e mirëfilltë politike në vend”, ka thënë Hoxhaj

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja dekadën e dytë të shtetndërtimit synon ta përmbyllë me sovranitet të plotë, me anëtarësim të Kosovës në OKB dhe në BE.