Nis procesi i rishikimit të sundimit të ligjit

Aktuale March 09, 2018 - 08:17

Ministria e Drejtësisë sot bën hapjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Ministria e Drejtësisë në kuadër të mandatit të saj është e angazhuar të fuqizojë fushëveprimin institucional të sektorit të sundimit të ligjit.

Rrjedhimisht, duke synuar një sektor efikas, transparent, dhe llogaridhënës, Ministria e Drejtësisë do të fillojë procesin e Rishikimit Funksional të sektorit të Sundimit të Ligjit, rezultatet e së cilit pritet të japin kontribut për fuqizimin e shtetit ligjor në Republikën e Kosovës.

Në hapjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, do të marrë pjesë edhe presidenti Thaçi.