Lladrovci me bashkëshorten në spital për 8 mars

Aktuale March 08, 2018 - 18:01

Gjatë kësaj dite, Lladrovci ka vizituar disa aktivitete që janë mbajtur në Drenas me rastin e “Ditës së gruas”.

Fillimisht, Kryetari Lladrovci ka vizituar gratë në panairin e mbajtur në Sheshin e Qytetit “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas, gjatë prenzantimit të produkteve ushqimore tradicionale dhe në ekspozitën e punimeve artizanale, ku me këtë rast Kryetari Lladrovci ka theksuar se mbështetja dhe përkushimi i tij do të jetë i vazhdueshëm në realizimin e synimeve të tyre. Pastaj ka marr pjesë në kampanjën “Dhuro gjak për nënat” në QKMF, ku ka dhuru gjak së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij, si dhe stafin komunal.

Në fotografitë e publikuara, Lladrovci bashkë me bashkëshorten e tij, shihen duke dhuruar gjak në QKMF në Drenas.

Image