Veseli: Për Demarkacionin kanë ndryshuar disponim edhe deputetë të VV-së

Aktuale March 08, 2018 - 14:29
Kadri Veseli tregon se kur do të mbahet seanca për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se Kosovës po i ikë treni i fundit sa i përket liberalizimit të vizave.

Kur kryetari Veseli u pyet nga gazetarët se kur do të mbahet seanca për demarkacionin ai tha se do të kryhet shumë shpejt.

Madje tha se ka ndryshuar qëndrimi i disa deputetëve veçanërisht disa deputetëve të LVV-së që do a votojnë marrëveshjen e kontestuar.

“Duhet të kryhet sa më shpejtë, jemi vonuar shumë kështu. Jemi duke bërë gabime ndaj qytetarëve tanë dhe papërgjegjësi, po punojmë të arrijmë konsensus”.

“Disponimi i shtetit të Republikës së Kosovës është i pacenuar do anëtarësohemi në BE si vend i pavarur”.

“Disponimi i deputetëve po ndryshon sidomos disa deputetëve të LVV-së”.

Veseli tha se është diskutuar çështja e rregullores së re të Kuvendit, raporton EO.

“Ne sot jemi takuar për çështjen e rregullores. Jemi duke punuar të arrijmë konsensusin e përbashkët që të ecim përpara mos të vonohemi mjaft jemi votuar”.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti doli i tensionuar nga mbledhja e kryesisë ku Veseli tha se nuk pati tensione por diskutime të mira.

“Jo nuk ka pas tensione, ka pas diskutime të mira jemi në përfundim të rregullores”.