Ja urimi prekës i Bekim Jasharit për 8 Mars

Aktuale March 08, 2018 - 13:29
Ja kë ka uruar ai në këtë ditë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me rastin e 8 Marsit, ka uruar të gjitha gratë, me rastin e kësaj dite. Urimi i tij shumë prekës, i dedikohet edhe nënës së tij, 5 motrave, gjyshes, dy grave të axhallarëve të tij si dhe vajzave tjera të familjes që kaluan në amshim, gjatë rezistencës heroike së Familjes Jashari.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

“Urime 8 Marsi!

Jo vetëm më 8 Mars, me nderim të thellë, kujtoj nënën time Feride, e cila krahas heroinave të familjes tonë, gjyshes Zahide, Zarife, Adile, Hidajete, Valdete, Igballe, Selvete, Afete, Lirie, Fatime, Blerina Jasharit, na dhanë dritë!

Në këtë ditë ndërkombëtare të grave, uroj të gjitha nënat, gratë e motrat, me urimin më të sinqertë për shëndet, mirëqenie e sukses!”