Gratë në Kosovë ende nuk gëzojnë trashëgimi

Aktuale March 08, 2018 - 11:20
Ligji për trashëgimi nuk po zbatohet, gratë mbesin pa trashëgimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka shënuar progres në procesin e trashëgimisë për gra si dhe sipas tij në Kosovë ka ligj që e garanton këtë gjë, raporton "Zeri.info"

"Gjendja duhet të ndryshoje duke u nisur nga çdo familje, mirëpo Kosova ka bërë progres në këtë drejtim krahasuar më vendet tjera të Ballkanit", ka thënë Thaçi.

Image

Ai ka përmendur po ashtu edhe në aspekt të ligjit ku sipas tij gratë për të mirën e tyre duhët ta ndjekin përndryshe mund të kenë edhe probleme.

"Sipas ligjit mbi trashëgiminë gratë që heqin dorë nga trashëgimia kanë vështirësi edhë për kujdestarinë e fëmijëve"; ka shtuar ai.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka thënë se në Kosovë gratë pavarësisht ligjit për trashëgiminë ato ende veprojnë në bazë të traditës.

Image

"40% e femrave konsiderojnë që pavarësisht se trashëgimia është e rregulluar me ligj ajo prapë funksion në bazë të traditës. Në shumë familje deklaratat bëhen të noteri dhe çështja e trashëgimisë më shumë u jepen vëllezërve. Ka një mungesë informacioni për përgjegjësit dhe garancionet që u jep ligji femrave për trashëgimi", ka thënë ai, raporton “Zeri.info”.

Po ashtu ai këtë problem e sheh edhe në një rreth më të gjerë pasi që sipas tij ky problem ekziston edhe në Evropë dhe jo vetëm në Kosovë.

"Situata ekonomike , sociale e femrave është e vështirë. Në Evropë numri i femrave që punojnë është mjaft e ulët", ka shtuar ai

Jan Braathu, ambasador i OSBE- së ka thënë se në Kosove ende ekziston mendësia e patriarkalit dhe po ashtu sipas tij kjo është një temë që nuk duhet të diskutohet vetëm për tetë mars.

"Kjo është një temë që nuk duhet të diskutohet vetëm për 8 Mars po që duhet përgjatë tërë vitit. Sipas ligjit në Kosovë femrat dhe meshkujt janë të barabartë mirëpo në praktik kjo gjë është ndryshe. Gratë nuk kanë prona as të tyre por as të trashëguara. Praktikat patriarkale janë prezentë në Kosove", ka thënë Braathu, raporton "Zeri.info".

Braathu ka përmend edhe ndikimin që ka pasur Kanuni i Lekë Dugagjinit dhe rregullat ë tij dhe sipas tij tani më nuk është koha të jetojmë me rregulla të tilla.

"Ne më nuk jetojmë në Kanunin e Lekë Dugagjinit, por në një shoqëri demokratike ku gratë kanë të drejta. Tani gratë duhet të marrin pjesë të barabartë në çështje ekonomike dhe sociale", ka shtuar ai, raporton “Zeri.info”

Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri, ka thënë se pavarësisht ndikimit nga historia, kultura Kosova është duke shënuar progres në aspektin e trashëgimisë.

"Përmes ndryshimeve në ligj ne do tu garantojmë grave më shumë të drejta ku do të bazohen edhe në ato Evropiane. Tani jemi duke i eliminuar disa probleme që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore", ka thënë Tahiri.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se ky është një konflikt i vazhdueshëm mes ligjit dhe traditës.

"Ne kemi ligje në Kosovë, por që nuk bazohen në praktik. Gjërat bazohen në kulturë. Ka raste kur kam dëgjuar duke thënë se unë nuk dua të marrë trashëgimi pasi që dua ta respektoj vendimin ë babit tim", ka thënë ajo.

Sipas Duda Baljes, heqja dorë nga pasuria shpesh ndodh për arsye të frikës që nuk do të gjejnë mbështetje në jetë.

“Hiqni dorë për të qenë një grua e mirë, një vajzë e mirë, një motër e mirë nga frika se nuk do të kemi mbështetje”, ka shtuar ajo./ ZERI