Bërnabiq e lë pa fjalë Daçiqin

Aktuale March 07, 2018 - 17:23
Ja çfarë paralajmëroi kryeministrja serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se riformatimi i qeverisë është një prej temave të hapura.

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk është kundër riformatimit dhe që nuk ka më shumë fjalë për këtë proces, shkruan RTS, përcjell Klan Kosova.

“Nuk kam fjalë për riformatimin e qeverisë, më së paku unë”.

“Para se gjithash, është e rëndësishme për kryeministren apo mbi gjithçka për presidentin e Serbisë dhe partisë më të madhe”, ka thënë Daçiq.

Rreth mundësisë së shkrirjes së Ministrisë së Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, në një, Daçiq është përgjigjur: “Natyrisht, asnjë prej posteve ministrore nuk është i përjetshëm dhe nëse mendoni se do ta kritikojë Jadranka Maksimoviqin, atë nuk do të bëjë, ajo po bën punë e saj mirë dhe do të ishte edhe një ministre e mirë e Punëve të Jashtme”.

Një kolege e Daçiq në qeveri, ministrja e Transportit, Zorana Mihajloviq, ka thënë se riformatimi është i mirë pasi që sjell energji të reja.