Xhavit Haliti Fitore Pacollit: Ta ndali mikrofonin ty e atij që ta ka shkru fjalimin

Aktuale March 07, 2018 - 17:00

Përplasje tjetër e ashpër mes deputetëve ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet debat parlamentar për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR-i.

Rradha tash i ka ardhur edhe kryesuesit të seancës, Xhavit Halitit, dhe deputetes nga rradhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Ishte fjalimi i Fitore Pacollit ajo që e shtyri Halitin t’i ndalë mikrofonin dhe ti kërkojë që të lëshojë foltoren.

“Shko nven para se met qu policia në vend”, ishin fjalët e Halitit drejtuar Pacollit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, pas kësaj përplase, Haliti i lëshoi përsëri mikrofonin Pacollit e cila foli për gjendjen e rëndë sipas saj të arsimit në Kosovë, dhe pasojat e rënda që do të vuajnë studentët e Kosovës nga ky vendim, Pacolli foli edhe për Demarkacionin duke thënë që Kosova po humb tokë nga kjo marrëveshje.

Mirëpo kjo nxiti reagimin tjetër të Xhavit Halitit.

“Ta ndali mikrofonin ty e atij që ta ka shkru fjalimin” i’u drejtua Haliti deputetes së Vetëvendosjes.