Ministrja Reshitaj, nuk merr pjesë në seancë, ja si e ndjek atë

Aktuale March 07, 2018 - 15:55

Sot Kuvendi po mban seancë të jashtëzakonshme ku po me kërkesë të LDK-së e Vetëvendosjes po zhvillohet debat për përjashtimin e Agjencisë së Akreditmit të Kosovës nga EQAR, raporton Zëri.Info

Mirëpo, ajo që bie në sy, si në shumicën e seancave, është mungesa e ministrave në sallë.

Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, në vend se të ishte e pranishme në Kuvend, ka vendosur që këtë seancë ta ndjekë live në rrjetet sociale, gjegjësisht nëpërmjet facebook-ut. / Zëri

 

Image