Limaj: Ju ftoj të bashkëpunojmë për të dalë nga kjo situatë

Aktuale March 07, 2018 - 14:26

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka marrë fjalën në debatin në Kuvend që po zhvillohet për përjashtimin e agjencisë së akredimitit të Kosovës nga EQAR, raporton "Zëri.info". 

Limaj ka thënë se në kohën kur Kosova ishte pjesë e këtij institucioni gjendja në arsimin e Kosovës nuk ishte më e mirë.

"Shkaku i debatit të thirrur është i njohur por tema që po bisedojmë për arsimin si tërësi besoj që do të vazhdojë të jetë temë sepse duhet të merremi seriozisht. Pajtohemi me konstatimin që arsimi në vendin tonë është keq. Po që se ndalemi në këtë foltore duke bërë me gisht që është keq na shkon shumë kohë. Le të na shërbej një moment ku të gjithë bashkë të bëhemi pjesë e pandashme e kontributit për të përmirësuar gabimet në arsim. Nuk mundet asnjë ministër asnjë qeveri vet pa angazhimin e të gjithëve për të përmirësuar gjendjen në arsim", tha Limaj, raporton tutje "Zëri.info". 

"Po kapemi me një pasojë. Po themi përjashtimi do të ketë pasoja për studentët. Unë kisha dashur nga ju që të futeni pak më në përmbajtje. A e kemi mirë brenda gjendjen në arsim? Që ta marrë shembull së deri dje kemi qenë të anëtarësuar? A ka qenë dje më mirë gjendja e arsimit në Kosovë", shtoi ai.

Limaj ka ftuar të gjithë pa dallime partiake që të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

"U fol për depolitizim, ma merr mendja që është koha të u japim hapesirë njerëzve të zanatit pa dallim në parti politike. Le të na shërbejë kjo seancë për të reflektuar. Kjo që ka ndodh kohët e fundit nuk i shkon grupeve parlamentare që sjellin informacione te gabuara. Unë ju ftoj të ulemi bashkë që ti bëjmë hapat e nevojshëm për përmirësimin e kësaj gjendje", përfundoi Limaj. /Zëri/