Haradinaj: Një komb është i fortë dhe i zhvilluar, për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit

Aktuale March 07, 2018 - 10:49

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë mësimdhënësit për 'Ditën e mësuesit', raporton "Zëri.info".

Ramush Haradinaj, përmes një postimi në "Facebook" po ashtu ka thënë se një komb është i fortë dhe i zhvilluar, për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit.

Postimi i tij në Facebook:

Një komb është i fortë e i zhvilluar për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit.

Sot në Ditën e Mësuesit, secili nga ne kërkon fjalët më të bukura e domethënëse për mësueset dhe mësuesit, që na kanë ndihmuar të ecim në rrugën jetësore!

Kosova është rasti më unik në botë për arsim paralel, kur ishte i ndaluar për shqiptarët!

Tani na pret beteja e re e dijes, me heronjtë e rinj, të Kosovës së re!

Urime dhe falemnderit mësuesve të te gjithë brezave!/ZËRI