Organizohet marsh me moton 'Mbaje lapsin, jo unazën'

Aktuale March 07, 2018 - 10:39

Shkolla e Diasporës, ka organizuar një marsh me qëllim të parandalimit të martesave të hershme.

Me moton “Mbaje lapsin, jo unazën”,  të rinjtë e Komunës së Malishevës do të organizohen sot në orën 12:45 në marshin para gjimnazit “Hamdi Berisha”.

Shkolla e Diasporës, organizatore e këtij aktiviteti, synon që përmes këtij marshi të cilin e kanë quajtur ndryshe edhe iniciativa “Autobusi”, të sensibilizojnë vajzat dhe moshat e reja të kësaj komune për normat sociale të lidhura me nderin dhe vijueshmërinë e shkollës, specifikisht parandalimin e martesave të hershme, nën moshën 18-vjeçare.

Shkolla e Diasporës përmes një komunikate për media, ka ftuar edhe mediat që të mbështesin këtë marsh, duke thënë se roli i mediave në gjithë këtë rrugëtim është më se i rëndësishëm, dhe do të përçonte më së miri mesazhin e këtij projekti në mënyrë që zëri i të rinjve të jetë i pranishëm në gjithë shoqërinë e kosovare.

Kjo iniciativë është nismë e dalë nga Shkolla e Diasporës në Kosovë, program ky i implementuar nga Germin, dhe mbështetur nga GIZ.