Njëzet vjet pas rënies, Adem Jasharit i lind një nip

Aktuale March 06, 2018 - 19:52

 Në njëzetvjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, vajza e tij Marigona ka sjellë në jetë një djalë.

Burime të gazetës “Zëri” nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) kanë konfirmuar se Marigona ka lindur më 4 mars 2018 në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ndërsa një ditë më pas është liruar nga spitali.

Zyrtarë të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nuk kanë pranuar të japin më shumë detaje për gazetën. Maigona Jashari është martuar në gusht të vitit 2016 me Faton Behën.

Marigona dhe Shqipe Jashari janë dy vajzat e Adem Jasharit, të cilat i kishin shpëtuar masakrës së forcave serbe 20 vjet më parë.

Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, pas tri ditëve luftë, kishte rënë heroikisht komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari bashkë me familjarët e tij. /Zëri/