Studentët protestojnë para Qeverisë

Aktuale March 05, 2018 - 12:56

Organizata studentore “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)” është duke protestuar kundër politizimit të arsimit në Kosovë.

Protesta është duke u mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku disa studentë me pankarta në duar po brohorasin “Arsim pa politikë”

Sipas organizatorëve, shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR.

Përndryshe, Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, nëpërmjet një komunikate ka garantuar se asnjë student nuk do të këtë problem me njohjen e diplomave ndërkombëtarisht apo pranim për regjistrim në universitetet evropiane dhe se ato do të trajtohen ashtu siç janë trajtuar deri më tash.