Haradinaj: FSK do të shndërrohet në ushtri

Aktuale March 05, 2018 - 11:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  në ceremoninë e FSK-së për nder të 20 vjetorit të Epopesë se UCK-së tha se FSK do të bëhet ushtri dhe pjesë e NATO-së, raporton “Zeri.info”.

"Ju po krijoni një imazh për Kosovës dhe së shpejti do të bëheni ushtri e Kosovës dhe anëtare e NATOS. Në rrethana paqe do të shërbeni ku të kerkohet. Sot ushtarë dhe oficer, ne mund të kthehemi nderojmë dhe kujtojmë me respekt epopenë dhe të betohemi për liri të përjetshme. Lavdi të rënëve për lirim", tha ai.

Në këtë ceremoni ka folur edhe Rifat Jashati i cili ka thënë se se të gjithë kemi obligim të qojmë Kosovën përpara, raporton tutje “Zeri.info”.

"Gjuha serbe në këto troje nuk ka me u komandu deri sa të ketë shqiptar. Ne pasardhësit e tyre e kemi obligim për hir të gjakut të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe të dërgojmë Kosovën përpara si na ka hije si popull dhe si komb", tha ai. /ZERI/