Thaqi: Ushtria do të bëhet me ndryshime kushtetuese

Aktuale March 05, 2018 - 11:38

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në ceremoninë e organizuar nga FSK për nder të 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së tha se  para dy dekadave UCK ka bërë rezistence për liri, raporton “Zëri.info”.

"Shënimi i 20 vjetorit të Epopesë këtë vit ka përkuar me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Para dy dekadave Kosova sublimoi historinë e përpjekjeve për liri dhe pavarësi. Kundërvënia u bë përmes rezistencës së UCK. Epopeja gëzoi krenarinë e botës shqiptare”, ka thwnw Thaci.

LEXO EDHE: Haradinaj: FSK do të shndërrohet në ushtri

Po ashtu ai ka folur edhe për mbështetjen që UÇK-ja ka marrë nga bota dhe deri tek arritja e lirisë.

 “Kosova u bë vend i lirë për të gjithë qytetarët. Shtetndërtimi i Kosovës është storie e suksesit ku kontribut kanë dhënë edhe ndërkombëtarët. Rreshtimet tuaja na bëjnë krenar na japin forcë e dashuri për atdheun. Si president shpreh respektin për punën tuaj në uniformën e FSK-së. Duke marr parasysh përgatitjen tuaj dhe përkrahjen ju po tregoni aftësinë për të ushtruar funksionin tuaj themelor atë të ushtrisë së armatosur.

Ai tha se FSK do të jenë vlerë e përbashkët e të gjithëve. /Zëri