MPJ: Nuk ka kosovarë të lënduar, nga autobusi i djegur

Aktuale March 04, 2018 - 16:34

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të gjithë shtetasit kosovarë të cilët kanë qenë në autobusin e djegur sot në afërsi të kufirit Kroaci-Serbi, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe që ata do të nisen për në Kosovë, transmeton “Zëri.info”.

“Ministria e Punëve të Jashtme nga informacionet e pranuara nga kontaktet me autoritetet policore atje, konfirmon se nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

LEXO EDHE: Digjet e autobusi që vinte nga Gjermania, ministria kërkon kontrolle të rrepta

Po ashtu ata kanë bërë të ditur se për ngjarjen janë njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, ku këta të fundit I kanë njoftuar se  një autobus i linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova, kishte marrë flakë në afërsi të kufirit Kroaci-Serbi.

“ Ministria e Jashtme është njoftuar, gjithashtu se për momentin, të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurt, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit, përderisa autobusi tjetër është në rrugë e sipër dhe pritet që të arrijë në çdo moment për t’i marrë ata dhe transportuar për në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Për këtë çështje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me kompaninë përgjegjëse transportuese.

“Autoritetet kroate tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. /ZERI

LEXO EDHE: Digjet autobusi me mërgimtarë nga Kosova, ka të lënduar