Pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR, ministri Bytyqi fton në takim organizatat studentore

Aktuale March 04, 2018 - 14:49

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka ftuar në një takim konsultativ të gjithë përfaqësuesit e organizatave studentore, për të diskutuar lidhur me cilësinë e arsimit në Kosovë.

Duket se kjo thirje e ministrit Bytyqi për përfaqësuesit studentor është nxitur nga njoftimi për protestë gjatë ditës së nesërme nga këta të fundit.

Sipas njoftimit, shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR.

 Njoftimi i plotë i ministrit Bytyqi:Ftesë

Sot në ora 17:00, në MASHT ftohen të gjithë përfaqësuesit e Organizatave Studentore në një takim të përbashkët ku do të diskutojmë për situatën e krijuar në Arsimin e Lartë në Kosovë.

Takimi do të jetë konsultativ për të dëgjuar nga afër shqetësimet e përfaqësuesve të studentëve dhe për informim të drejtë për zhvillimet e fundit.