Vetëvendosje paralajmëron interpelancë për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Aktuale March 04, 2018 - 14:35

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, së bashku me përfaqësuesin e Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha kanë kërkuar që të përmirësohet gjendja e shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Përmes një konference për media, deputetja Haxhiu ka thënë se ashpërsimi i energjisë elektrike në këtë kohë është mjaftë shqetësuese për vendin. Ajo është shprehur se qe gjashtë vite shteti nuk ka bërë asgjë që gjendje e shtrenjtimit të energjisë të rregullohet.

“Në vitin 2012 humbën një nga korporatat më të rëndësishme për Kosovën nga presidenti Thaçi, ku në atë kohë shumë aktivistë protestuan dhe u arrestuan. Para gjashtë vite po ashtu na than që do të ketë investime dhe do të ketë njerëz që do të hynë në punë, mirëpo asnjëra nga këto nuk u bë”,ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se faturat e mos pagimit u janë shpërndarë konsumatorit të cilët janë pagues të rregull të energjisë elektrike, raporton Insajderi.

“Në këto gjashtë vite çmimi i energjisë elektrike është rritur katër herë, po ashtu edhe situata e largimit të punëtorëve është mjaftë e keqe, rreth 95 punëtor janë larguar vetëm në vjeshtën e vitit 2015”, ka treguar deputetja Haxhiu.

Ajo ka thënë se “gjendja energjetike nuk është e rëndë vetëm në Prishtinë, kjo gjendje është e mjerueshme për banorët që jetojnë në varfëri dhe po ashtu edhe ata që jetojnë në zona më të thella”.

Deputetja e Vetëvendosjes ka njoftuar se nesër do të dërgojnë kërkesën për interpelancë për të kërkuar nga kryeministri, Haradinaj një raport lidhur me gjendjen aktuale të energjisë elektrike.

Ndërsa përfaqësuesin e Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha ka propozuar disa zgjidhje se si Kosova mund të ketë shpenzime më të pakta të energjisë elektrike.

“Koha  ekstreme e ftohtë e pamundëson rregullaritetin e punës, duhet të sigurohet një furnizim i rregullt dhe cilësor. Duhet të ngritët kontrolli dhe nuk ka arsyetim se kjo apo ajo është prish”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu Hoxha ka thënë se edhe qytetarët duhet të bëjmë edhe një apel për qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike, ruajtja dhe kursimi.