Akuza se dikush nga MPJ po porosit shkrime kundër njohjeve

Aktuale March 03, 2018 - 17:41

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka lëshuar akuza se dikush po porosit shkrime kundër tij. Ai ka argumentuar se janë shpifje shkrimet se ai ka cilësuar njohjet e disa shteteve si të parëndësishme.

Reagimi ka ardhur pas publikimit të një letre të Burundit drejtuar Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli se dikush nga zyrtarët e Shtetit e ka konsideruar njohjen nga ky shtet si të parëndësishme.

Berisha në një status në Facebook mohon të ketë deklaruar se e ka quajtur të parëndësishme njohjen e ndonjë shtetit. 

Ky është shkrimi i plotë:

Shkrimet e porositura kinse per deklaraten time se i trajtoj te parendesishme njohjen e ndonje shteti jane tendencioze dhe qellimkqija.

Renditja e prioriteteve si nje vend europian dhe fokusimi i energjise ne shtete me peshe duhet te jete interesi i politikes se jashtme.

Ajo nuk zhvlereson asnje njohje dhe une asnjehere nuk kam deklaruar se njohja e ndonje shteti eshte e parendesishme. Eshte e kunderta, qe çdo shtet qe na ka njohur meriton falenderimin dhe respektin