‘PDK e Gjilanit po shkon drejt shkatërrimit total’

Aktuale March 03, 2018 - 14:37

Nëndega e PDK-së e fshatit Bresalc e cila është njëra ndër nëndegët më të mëdhaja në PDK e Gjilanit ka reaguar dhe ka shpërthyer me akuza në adresë të degës.

Bujar Uruqi thotë se PDK e Gjilanit po shkon drejt shkatërrimit total meqë njerëzit e saj në udhëheqje synim kryesor e kanë rahatinë e tyre në pozita kyçe dhe asnjëherë s`janë interesuar apo kujdesur për njerëzit dhe aktivistët e devotshëm të saj.

Në reagimin e nëndegës së Bresalcit e cila është më e fuqishmja në kuadër të PDK-së, ka shpërthyer ajo me akuza siç thuhet me pakënaqësitë në raport me degën e Gjilanit, e kjo sipas tyre ka të bëjë në shumë fusha pasive totalisht, meqë nuk ka takime të rregullta, nuk dihet kush dhe çfarë përgjegjësie ka, bëhet luftë mes individëve të caktuar për të treguar kush është më i fuqishëm, nuk vjen në shprehje meritokracia, nepotizmi është i theksuar e çka tjetër jo. “Me thënë troç PDK po shkon drejt shkatërrimit total derisa shembulli mundë të merret edhe rasti i fundit, me rastin e emërimit të përfaqësuesve nëpër komitete, ku askujt nuk i interesonte ana profesionale, por vendosja e individëve të jaranies për të cilët u përgatitën skenarë dhe formuan lista për të treguar kush është ma i fuqishëm” sqaron Bujar Uruqi.

“Protagonist të saj janë 4-5 individ të cilët e kanë pru në këtë gjendje dhe janë përgjegjësit ma të mëdhenj të kësaj gjendje kaotike, sigurisht që kam shumë çka për të than, po i kursej kësaj radhe deri në reagimin e ardhshëm. Nëndega e Bresalcit e shpreh shqetësimin e saj për gjendjen e krijuar dhe kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie të individëve që i kontribuojnë kësaj gjendje, gjegjësisht nga vet kryesia e degës ( po që ekziston) e shohim të rrugës këtë reagim ta bëjmë ne si nëndegë që ta kthejmë vëmendjen dhe përgjegjësin konform pozicioneve, sepse shqetësimet e tilla kanë edhe shumë nëndegë tjera dhe rrezikojnë edhe me largimin e tyre nga PDK e ftojmë edhe qendrën që të merret seriozisht me këtë çështje sa nuk është bërë vonë thuhet në reagimin e nëndegës së fshatit Bresalc të nënshkruar nga Bujar Uruqi./rajonipress