Rexhepi: Serbia po shlyen shqiptarët e Preshevës nga regjistrat

Aktuale March 02, 2018 - 14:51

Serbia po tenton që të ndryshoj demografinë në Luginën e Preshevës.

Kjo po ndodh 26 vite pas deklarimit me referendum të popullsisë shqiptare të kësaj pjese për një Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Ilir Rexhepi, njëri nga politikanët që së fundi  i është bashkuar Nismës Socialdemokrate, ka kërkuar që Kosova të ndërtoj reciprocitet me Serbinë në këto çështje.

Ky është postimi i plotë i Rexhepit në rrjetin social facebook:

Sot, shqiptarët në Luginën e Preshevës, kujtojnë 26 vjetorin e referendumit, kur më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, rreth 97% e votuesve shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, u deklaruan “Për një Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën!

Megjithatë edhe pas 26 vitesh, shqipëtarët atje nuk i kanë të mirë trajtuara dhe zgjidhura as çeshtjet dhe të drejtat më themelore, si te drejten per paisje me dokumente shteterore, përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe çështjen e zbatimit në praktikë të dy gjuhësisë, e lere me ceshtjet tjera ne kontekst zhvillimor socio ekonomik! Për më tepër Bujanoci, Presheva dhe Medvegja vazhdojnë të jetojne nën represionin e vazhdueshëm të forcave të shumta të xhandarmërisë dhe policisë së Serbisë.

Së fundmi shlyerja e shqipëtarëve nga regjistrat e gjendjes civile, me tendencën e ndryshimit demografik, në llogari të komunitetit serb dhe varfëria ekstreme me papunësi të lartë kanë bërë që shumë nga ato vendbanime të zbrazen tërësishtë, sepse banorët në vazhdimësi emigrojnë në Kosovë dhe vendet e Europës Perendimore me shpresë për një jetë më të mirë!

Është koha e fundit kur Kosova ne relacion me zgjidhjen përfundimtare të çeshtjeve ndershteterore me Serbine, duhet insistuar ne aplikimin e reciprocitetit te plote, per sa i perket respektimit te lirive dhe te drejtave te komunitetit Shqipetar ne Luginen e Presheves përkundrejt atij serb ne Kosove!