Lumezi: Pushteti nuk duhet të ndërhyjë në punën e gjyqësorit

Aktuale March 02, 2018 - 14:43

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi tha se drejtësia e vonuar është edhe drejtësi e mohuar. Sipas tij, nuk janë shqiptuar ndëshkime adekuate, raporton "Zëri.info". 

Lumezi këtë deklaratë e bëri sot në ceremoninë e lansimit të Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore në Kosovë.

"Vendimet gjyqësore mbeten çështja më e përfolur. Pushtetet tjera nuk duhet të ndërhyjnë në punët e gjyqësisë pasi që askush nuk mund të luaj rolin e gjyqësorit. E drejta penale e ka paraparë të rëndësishëm edhe sanksionin penal i cili i jep rëndësi edhe individualizimit të dënimit", tha ai.

LEXO EDHE: U lansua Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore në Kosovë

Sipas tij, gjykatat duhet të garantojnë se janë mbrojtësi më i mirë i të drejtave.

"Mosunifikimi i politikës ndëshkimore duhet të eliminohet dhe puna e kryeprokurorit të shtetit do të jetë më efikase dhe do të përfitojnë edhe të pandehurit", tha ai.

Osman Havolli, kryetarë i Odës së Avokatëve tha se kjo çështje është shumë jetike për gjyqësinë në Kosovë, përcjell Zeri.info.

Kemi shpërputhje në marrjen e vendimeve të ndryshme. Nuk mund ta anashkalojmë që për një vepër të njëjtë një person të dënohet me burgim, njëri me kusht njëri me para. Kemi pas vendime që për çështjen e njëjtë kemi pas dënime të ndryshme. Duhet të jemi shumë kritik dhe në këtë kontekst duhet ti ndihmojmë sistemit të drejtësisë", tha ai.

  Sipas tij, duhet të unifikohet ky udhëzues dhe se pastaj nuk do të ndikohet pavarësia e gjyqësorëve. /Zëri/