Krasniqi tregon çfarë pyetje deshi t'u bëjë deputetëve por nuk u leju nga Veseli

Aktuale March 02, 2018 - 12:41

Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi, pasi ka dal prej senacës bashkë me deputetët e tjerë të kësaj partie, ku nuk u lejua të flas, para mediave ka treguar se çfarë deshi t’u thoshte deputetëve të PDK-së e LDK-së.

Tha se do t’i pyeste deputetët nëse do t’i kërkojnë falje atij dhe aktivistëve tjerë që sipas tij i quajtën terroristë.

LEXO EDHE: Veseli ia ndal mikrofonin Frashër Krasniqit: Mos na shit patriotizëm

“Unë e kam pasur një lutje për deputetët që na kane quajt terroristë, kam pas me i pyet se çka doni me na thanë neve, a doni me u kërku falje familjeve tona”, tha Krasniqi.

Për fjalimi i tij nuk përfundoj pasi që kryepalamentari Kadri Veseli ia ndali mikrofonin.

“Nale fjalën, Shkon në vend. Nale fjalën a patriotizëm po na shet a?”, tha Veseli.

Krasniqi dhe tre aktivistë të tjerë ishin denuar vitin e kaluar me 21 vjet burgim, por Gjykata e Apelit i liroi nga paraburgimi dhe rasti iu kthye shkallës së parë.