Veseli ia ndal mikrofonin Frashër Krasniqit: Mos na shit patriotizëm

Aktuale March 02, 2018 - 11:26

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi me të marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, iu është ndaluar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Veseli nuk e ka lejuar Krasniqin ta përfundoj 3 minutëshin e fjalës pasi që ky i fundit u shpreh “Kam dalë këtu tua shoh edhe njëherë ftyrat juve deputetëve të PDK-së dhe disa deputetëve të LDK-së”.

Pas kësaj fjale të Krasniqit, Veseli ka kërkuar nga regjia që t’ia ndalë fjalën Krasniqit.

“Sa të jem unë kryetar i këtij Kuvendi ski me fol sot”, ka qenë fjala e Veselit.