Qeveria: Nuk do të shkarkohet ministri i Arsimit

Aktuale March 02, 2018 - 10:43

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, transmeton Zeri.info.

"Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë", thuhet në njoftim./ZERI.