Thaçi ndan edhe një Medalje Presidenciale

Aktuale March 02, 2018 - 10:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar edhe sot ndarjen e Medaljeve Presidenciale për dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Thaçi sot ka dekoruar me këtë medalje ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin.

Postimi i plotë i Thaçit:

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë e dekorova edhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin.

Ai ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë të drejtë e çlirimtare dhe në periudhën e ndërtimit të paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë.