'Habit' Vlora Çitaku, tregon si ja zuri pritën Donald Trump dhe çfarë e pyeti ai!

Aktuale March 01, 2018 - 23:22

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku kishte një takim të rastësishëm me Presidentin e Amerikës, Donald Trump me të cilin foli për Kosovën.

Në një intervistë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ Çitaku rrëfeu për bisedën e shkurtër që kishte pasur me Trump.

“Në takimin e parë me të i cili nuk ka qenë takim, ja kam zënë pritën. I kam thënë mirëmbrëma z. President, unë jam ambasadorja e vendit më pro-amerikan në botë. Edhe ai më tha : Cili kishte me qenë ai vend? I thash Kosova”, tha Çitaku.

Ajo po ashtu tregoi se i kishte rrëfyer Presidentit Amerikan për reagimin e kosovarve ndaj sulmeve terroristë në SHBA.

“A jeni myslimanë ju… a jeni shumica myslimane. I thash që po, ne jemi shumica myslimane por ne kemi edhe të krishterë, kemi edhe ortodoksë dhe mbi të gjitha ne e çmojmë aleancën me popullin amerikan dhe i tregova se si kemi reaguar ne pas sulmeve të 11 shtatorit. Ja thash rrëfimin që kam parë një det me njerëz, djem të ri që donin të shkonin për të luftuar, për ta mbrojtur amerikën”, tregoi Çitaku.

Përballë Jeta Xharrës Çitaku flet po ashtu për problemet e brendshme të ambasadës, aferën ‘Pronto’ dhe çështje të tjera.