Nuk votohen rekomandimet e LDK-së dhe VV për rritjen e pagave nga kryeministri

Aktuale March 01, 2018 - 16:40

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Vetëvendosjes e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ata e lëshuan seancën me arsyetimin se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të vazhduar punimet, ndonëse kryesuesi Xhavit Haliti, tha se në Kuvend janë më shumë se 80 deputetë, njofton Klan Kosova.

Ndonëse ata ishin të pranishëm, as gjysma nuk e votuan mocionin e dalë nga interpelanca të cilin e kishin kërkuar vetë LDK-ja dhe VV-ja.

Për vazhdimin e seancës vendos kryesia e Kuvendit të Kosovës.